Virozat e dimrit

  Virozat e dimrit

Ftohja, gripi, virozat e rrugëve te frymëmarrjes janë të zakonshme në muajt e ftohtë të dimrit. Duke qëndruar në ambjete të mbyllura më të shumten e kohës, i lejojmë viruset të kalojnë më lehtë nga një person tek tjetri. I ftohti dhe ajri i thatë e dobësojnë rezistencën. Nëse keni kollë apo teshtima, si e dalloni nëse është thjesht një viroze apo është dicka më serioze? A është ngjitëse? A duhet të përdorni antibiotikë?

E “ftohura” e zakonshme

Çfarë është?  - Hunda dhe fyti janë infektuar, ndoshta dhe veshët.

Ku u infektova?  - Dikush prane jush u kollit apo teshtiu ose ju preket një objekt të ndotur si p.sh. dorezën e derës. Mbi 200 viruse shkaktojnë të ftohur dhe më i zakonshmi është rhinovirusi

Si ndihem: Copë-copë. Hundët ju rrjedhin, fyti ju djeg, pak fare temperaturë, lodhje, dhimbje trupi, kollë dhe teshtima herë pas here. 

Çfarë duhet të bëj?  - Mbase e dini që nuk ka një mjekim për këtë situatë, por mund të lehtësoni simptomat duke përdorur dekongjestionues dhe antihistaminikë. Pushimi dhe lëngjet do t’ju ndihmojnë të shëroheni më shpejt.

Sa do zgjasi?  - Disa ditë, e shumta një javë.

Kur duhet të kthehem në shkollë?  - Disa njerez janë infektues për rreth një javë duke filluar nga dita para shfaqjes së simptomave. Do të riktheheni në aktivitetin normal kur të ndjeheni mirë dhe mos harroni të lani sa më shpesh duart dhe të shmangni kontaktet, sidomos kur teshtini dhe kolliteni.

Sa shpesh mund të ndodhë?  - Shumë shpesh. Nga te gjithe sëmundjet, ftohja e zakonshme shkakton mungesat më të shumta në shkollë dhe vizitat më të shpeshta tek mjeku i familjes.

Duhet patjetër vizitë tek mjeku: nëse simptomat zgjasin disa ditë dhe gjendja përkeqësohet ose shfaqen simtoma të reja.

Gripi

Çfarë është?  - Rrugët e frymëmarrjes (goja, hunda, fyti dhe mushkërite) janë infektuar.

Si u infektova?  - Nga stërklat që përhapen gjatë kollës apo teshtimës ose nga prekja objekteve të ndotura. Vaksina e gripit është mjeti më i mirë për tu mbrojtur por meqenëse virusi i gripit pëson ndyshime vazhdimish edhe vaksina nuk është plotësisht efektive. 

Si ndihem: Tmerr. Sikur të ka kaluar treni siper. I dërrmuar, me ethe, dhimbje, kolleë, teshtima, dhimbje fyti dhe koke. Gjithashtu mund të keni të vjella apo diarre.

Çfarë të bëj?  - Regjim shtrati, lëngje dhe medikamentet e përshkruar nga mjeku. Mjeku mund të përshkruje antivirale për te shmangur komplikacionet.

Sa zgjat?  - Më e keqja zakonisht kalon për 3-5 ditë. Kolla, lodhja dhe debulesa mund te zgjasin 2 javë ose më shumë.

Kur duhet të kthehem në shkollë?  - Prit te paktën derisa të ndjeheni mirë fizikisht.

Sa shpesh mund të prekem?  - Çdo vit 15-20% e popullatës kalojnë grip dhe disa edhe shtrohen në spital si rrezultat i komplikacioneve.

Vizitohu menjeherë tek mjeku: Nëse imuniteti juaj është i dobët dhe simtomat janë duke u përkeqësuar.

Covid-19

Çfarë është? - Koronaviruset janё një familje e madhe virusesh që shkaktojnë sëmundje nga më të lehtat deri tek ato tepër të rënda.  Shenjat e zakonshme përfshijnë simptomat e aparatit të frymëmarrjes: ethe, kollë, marje fryme dhe vështirësi në frymëmarrje. Në raste më të rënda, infeksioni mund të shkaktojë pneumoni, sindromë të rëndë respiratore akute, insuficiencë të veshkave, madje edhe vdekje.

Si u infektova?  - Mënyrat kryesore të përhapjes nga personi i infektuar janë nëpërmjet:

  • pështymës, kollitjes dhe teshtitjes

  • kontakteve personale të drejtpërdrejta

  • duarve, për shembull duke prekur me duart e ndotura gojën, hundën apo sytë

Çfarë të bëj? 

Vaksinohu!


 

Comments