RENDESIA E EDUKIMIT SHENDETSOR
Edukimi shendetesor i meson nxenesit si te permiresojne shendetin e tyre, te parandalojne semundjet, te reduktojne veset dhe sjelljet e rrezikshme dhe te zhvillojne njohuri mjekesore te mjaftueshme duke u bere promotorre te shendetit ne familje dhe komunitet. Eshte e rendesishme qe nxenesit te mesojne si te menaxhojne problemet shendetesore me te cilat perballen dhe te shmangin problemet e mundeshme ne te ardhmen.
Per kete nevojitet nje PROGRAM EDUKIMI SHENDETESOR i unifikuar qe perfshin aftesite dhe te njohurite baze nga parashkollori deri ne kl 12 e ndare sipas nivelit. Ky program do te ishte mire te perfshihej ne curiculen shkollore me ore te percaktuara dhe kabinet mjekesor te ngjashem me biologjine apo fiziken. Vetem duke u ngritur ne kete standart do te realizohej edukim dhe promocion shendetesor i shkelqyer per te gjithe nxenesit.
Edukimi shendetesor behet keshtu nje eksperience e vazhdueshme mesimi qe u mundeson nxenesve te marrin vendimet e duhura, te ndryshojne sjelljet e tyre si dhe kushtet e abjentit ku jetojne per te patur nje shendet me te mire. Edukimi shendetesor i nxenesve do te zhvilloje:
• te menduarit kritik dhe aftesine per te zgjidhur situata qe kane te bejne me shendetin;
• aftesine per te zgjeruar me tej dijet e tyre shendetesore mbi bazen e nje informacioni profesional;
• komunikim te efektshem ne komunitet duke promovuar shendetin;
• qytetare te pergjegjshem dhe te afte qe ndihmojne komunitetin per nje jete te sigurte dhe te shendeteshme.
Comments
Post a Comment