Analiza e rrezikut për dëmtime
në shkollën koreografike gjatë kërcimit
Baleti ka shumë vlera pozitive për shëndetin dhe mirëqenien, megjithatë është një aktivitet me kërkesa të larta fizike dhe me një rrezik të larte të lëndimit dhe dëmtimit. Në literaturë vërehet se shumë kërkime jane kryer dhe ka informacion mjaftueshem në lidhje me incidencën e lëndimeve dhe pasojat e dëmtimeve akute, por dhe atyre me pasoja të shtrira për një periudhë të gjatë kohore.
Në shkollën koreografike do të na duhet të rregjistrojmë të dhëna më të plota për të analizuar incidencën e dëmtimeve të nxënësve. Nevojitet një vëzhgim i hollësishëm, mbledhje dhe analizë e detajuar e të dhënave. Për më tepër, balerinët tanë shpesh vazhdojnë me stervitjen pavarësisht nga prania e lëndimeve dhe sëmundjeve duke pasqyruar nivelin e lartë të angazhimit të tyre. Qëllimi i këtij projekti është të japë detaje mbi natyrën dhe incidencën e lëndimit dhe informacione për shfaqjen e sëmundjeve te ndryshme. Këto rezultate do të përdoren për të zhvilluar një udhëzues praktik si dhe një strukturë te masave parandaluese te demtimeve.
Shëndeti i balerinëve duhet të jetë prioritet dhe zhvillimi protokolleve te parandalimit duhet të inkurajohet dhe të mbështetet nga institucionet arsimore dhe shëndetsore.
Për të realizuar këtë projekt do të vazhdojmë të kërkojme në literaturë informacion për aspektet kryesore:
1. Ekzaminimi i
lëndimeve, dëmtimet dhe ngarkesa e stërvitjes tek balerinë profesionistë
2. Identifikimi
i masave dhe rekomandimeve per situata
te ndryshme.
3. Zhvillimi i një
kornizë që synon të lehtësojë dokumentimin e demtimeve.
4. Rekomandimi i zgjidhjeve per apekte problematike te verejtura .
Shqyrtimi i literatures te
gjetur on-line
Shyrtimi i
studimeve te gjetura ka si qellim:
❖
të jape një përshkrim të detajuar
të lëndimeve dhe demtimeve me te shpeshta
lidhjen me
ngarkesen stërvitore, me mjedisin, me tekniken apo me faktore te tjere.
❖
të jape një pasqyrë të praktikave
aktuale në monitorimin e demtimeve.
❖
të studioje kornizen e
protokolleve të procesit te trajnimit te demtimeve
Ky shqyrtim i
literaturës kombinon informacione nga mjeksia sportive dhe e kërcimit, pasi
numri i studimeve në mënyrë specifike
mbi balerinët profesionistë bashkëkohorë është i kufizuar. Kercimtarët kryejnë
rregullisht ngarkesa të larta stërvitore shpesh me pak kohë rikuperimi.
Sidoqoftë, koncepti i monitorimit të ngarkesës së stërvitjes në kercim është
ende në fillimet e tij me vetëm disa studime që vërtetojnë ngarkesën gjatë
trajnimit në baletin klasik. Për më tepër, normat e larta të lëndimeve janë të
përhapura në të gjitha nivelet dhe zhanret e kërcimit. Ndërkohë që ka pasur
disa kërkime shëndetësore në lidhje me çrregullimet e të ngrënit dhe mungesa e
vitaminës D tek kërcimtarët, nuk ka asnjë hulumtim që shqyrton sëmundjen,
veçanërisht infeksionet e rrugëve të sipërme të frymëmarrjes. Ne sport,
ngarkesat veçanërisht të larta stërvitore, janë shoqëruar me shfaqjen e
infeksioneve ne rrugët e sipërme të
frymëmarrjes. Megjithatë, kjo ende nuk është hetuar në kercim. Për më tepër,
nuk ekziston asnjë hulumtim që shqyrton ngarkesën e trajnimit, lëndimet dhe
sëmundjet në të njëjtën kohë.
Shumica e lëndimeve
mbizotëruese në kërcim lidhen me mbipërdorimin, veçanërisht të ekstremiteteve
të poshtme. Për më tepër, prevalenca e lëndimeve muskuloskeletore te
kërcimtarët, pavarësisht nga stili dhe niveli i pjesëmarrjes, tregon se kercimi
është një aktivitet me rrezik të lartë. Për shembull, nivele më të larta të
shkallës së dëmtimit (4.7/1000 orë te kercimit) janë raportuar për balerinët
profesionistë, krahasuar me gjimnastët elitë (2.6/1000 orë) dhe patinatorë në
akull (1.4/1000 orë). Për më tepër 89% e të gjithë kërcimtarëve profesionistë
brenda Australisë përjetojnë një ose më shumë lëndime të mjaftueshme për të
ndikuar negativisht në performancën e kërcimit gjatë karrierës së tyre dhe 50%
kanë lëndime të vazhdueshme ose të përsëritura.
Pavarësisht nga nivelet e larta të incidencës së lëndimeve të raportuara ne kërcimin profesional, demtimet variojnë nga 0,16 në 4,7 për 1000 orë ekspozim. Ky ndryshim i madh mund të jetë për shkak i një numri faktorësh, duke përfshirë përkufizimin, stilin e kërcimit (d.m.th., bashkëkohor ose baleti), repertori dhe oraret e stervitjes, etj. Për shembull, shumë sisteme të klasifikimit të lëndimeve janë në perdorim duke ndryshuar potencialisht rezultatet dhe interpretimin. Për më tepër, disa studime përdorin të dhënat e vetë-raportuara të lëndimeve në krahasim me një diagnoze te dëmtimit të bërë nga një mjek i kujdesit shëndetësor. Nje tjeter problem me studimet epidemiologjike te kercimit është se ato nuk detajojnë në mënyrë adekuate tipologjinë e lëndimeve. Për shembull, nëse një dëmtim është rezultat i drejtpërdrejtë i stërvitjes ose ka ndodhur jashtë stërvitjes. Për më tepër, mungon një përshkrim i saktë i natyrës së dëmtimit (p.sh., akut, kronik, traumatik, jo traumatike), së bashku me një përshkrim të hollësishëm të nivelit të indeve dhe zones se trupit. Si i tillë, hulumtimi mbi lëndimin, incidenca dhe faktorët e rrezikut në kërcim janë të kufizuara dhe metodologjikisht jokonsistente krahasuar me hetimet e shumë aktiviteteve të tjera sportive.
Përkufizimi i dëmtimit
Përkufizimi i dëmtimit është kritik për procesin e mbikëqyrjes së lëndimit dhe identifikimit te faktorit të rrezikut. Përkufizimet më të zakonshme të lëndimeve të përdorura brenda kërcimit përfshijnë ato mjekësore, si dhe lëndimet e vetë-raportuar. Ndryshimet në përkufizimin e lëndimit janë treguar se çojnë në vlerësime të ndryshme të dëmtimit. Prandaj, duke pasur parasysh se përkufizimet e lëndimeve janë themeli i studimeve të lëndimeve është e domosdoshme të përdorim përkufizime të njejta të lëndimeve.
Faktorët e rrezikut të
lëndimit
Që nga fundi i
viteve 1980, shumë autorë kanë sugjeruar që karakteristikat personale
kontribuojnë në lëndimet e kërcimit. Për shembull, çekuilibëri në forcë dhe
fleksibilitet, diapazoni i pamjaftueshëm ose i tepruar i lëvizjes së kyçeve,
shtrirja posturale dhe indeksi i reduktuar i masës trupore (BMI) janë
identifikuar në etiologjine e dëmtimit. Për shembull, kërcimtarët me BMI
<19.0 kaluan më shumë ditë me një dëmtim të shkallës së ulët (mesatarisht 24
ditë) sesa kërcimtarë me BMI >19.0 (mesatarisht 11.6 ditë).
Etiologjia e dëmtimit është multifaktoriale, duke përfshirë faktorët e rrezikut të brendshëm dhe të jashtëm, te cilat mund të klasifikohen më tej si të modifikueshëm dhe jo të modifikueshëm. Faktorët e rrezikut të modifikueshëm janë ato që mund të ndryshohen për të reduktuar shkallën e lëndimeve nëpërmjet zbatimit të duhur strategjitë parandaluese. Hulumtimet sugjerojnë se ngarkesa e stërvitjes është një faktor kryesor rreziku për lëndim. Për më tepër, ekuilibri i papërshtatshëm midis ngarkeses dhe rikuperimit mund të shkaktojë lodhje, keqpërshtatje dhe rrezik te rritur te lëndimit dhe sëmundjes. Megjithatë, aktualisht nuk ka instrumente të vërtetuara për matjen e lodhjes ose te rimëkëmbjes në kërcim. Faktorë të shumtë janë percaktuar si mekanizmat e lëndimit në kërcim, duke përfshirë lëndimin e mëparshëm, faktorin psikologjik, antropometrik, kapacitetin e dobët aerobik tekniken e kërcimit dhe lodhjen. Megjithatë, kërkohen studime të mëtejshme që ofrojnë një përshkrim të hollësishëm të llojit te dëmtimit në mënyrë që të identifikohen me saktësi faktorët e rrezikut brenda kërcimit.
Sëmundjet e ndryshme tek
kercimtaret
Në kercim, ka mungesë të të dhënave kërkimore në lidhje me sëmundjen, ku shumica e kërkimeve përfshijnë çrregullimet e të ngrënit dhe mungesen e vitaminës D. Në të vërtetë, asnjë studim epidemiologjik nuk e ka ekzaminuar incidencën dhe ashpërsinë e sëmundjeve të ndryshme në këtë popullatë. Duke pasur parasysh se prekja e traktit të sipërm respirator është sëmundja më e zakonshme e paraqitur tek klinikat e mjekësisë sportive, asnjë studim nuk ka ekzaminuar nëse ekziston një lidhje midis ngarkesës së stërvitjes dhe rrezikut të sëmundjes.
Premisa
të rëndësishme
Duke përmbledhur
gjetjet në literaturë, identifikojmë disa koncepte të rëndësishme:
●
Kërcimi është një disiplinë fizike
që përfshin stërvitje rigoroze dhe të përsëritur që kërkon të dyja aftësite si
artistike dhe atletike por që rrit ndjeshmërinë e kërcimtarit ndaj lëndimeve.
●
Nje shkalle e larte e lëndimeve
ekzistojnë në kërcim, megjithatë ka mungesë në literaturë në lidhje me detajet,
metodologjinë dhe cilësinë në raportim.
●
Hulumtimet në kërcim kanë
identifikuar faktorë të ndryshëm rreziku për lëndime, here here të
pambështetura nga një konsensus i pergjithshem.
●
Disa prova sugjerojnë se ngarkesa
e papershtatshme në stërvitje është një faktor rreziku për lëndimin në sport.
●
Intensiteti i lartë dhe ngarkesa e
stërvitjes eshte një rrezik i shtuar i sëmundjes në sport.
● Por, nuk ekzistojne mjaftueshem hulumtime që shqyrtojne sëmundjen në kercim.
Për të gjitha arsyet e lartpërmendura duhet mbështetje institucionale për zbatimin praktik te:
Programi i menaxhimit të dëmtimeve gjatë baletit në shkollën koreografike
Në vend të hyrjes
Kjo është një përpjekje për të hedhur bazat e një programi për
menaxhimin e riskut të dëmtimit të nxënësve të shkollës koreografike gjatë
stërvitjes në shkollë. Shendeti fizik dhe mendor i nxënësve, balerinë elitare
të së nesërmes, është një aset i çmuar i shkollës, shoqërisë shqiptare pse jo
dhe ndërkombëtare. Për këtë arsye është e domosdoshme të kalojmë nga trajtimi i
dëmtimeve te parandalimi i tyre duke rivendosur në krye të listës së
prioriteteve shëndetin dhe mirëqenien e balerinëve. Vetëm kështu do të
garantojmë me pak dëmtime, rikuperim më të shpejtë dhe performancë më të mirë.
Baleti është një formë e artit me kërkesë të lartë emocionale dhe
fizike si dhe me risk të lartë për dëmtime të ndryshme. Prania në shkollë e
personelit mjeksor dhe psikologut është e domosdoshme për dhënien e ndihmës së
parë, ndjekjen e trajtimeve të specialisteve si dhe për këshillimin e
vazhdueshëm për parandalimin e tyre. Përfitimet do të ishin edhe më të mëdha
nëse ekipi shëndetsor do të ishte më i plotë me praninë e herë pas herëshme të
ortopedit, mjekut sportiv, fizioterapistit apo trajnerit të Yoga dhe Pilates.
Me shpresën se ky ekip do të plotësohet në të ardhmen si dhe do të kompletohet
kabineti me pajisjet e duhura, le të hedhim një hap në drejtimin e duhur me: “Programi i menaxhimit
të rrëzikut të dëmtimeve në shkollën koreografike”
Qëllimi i projektit:
Mbështetja e shëndetit dhe mirëqenies së balerinëve të rinj bazuar në
praktikën më të mirë botërore.
Ekipi shëndetsor i nevojshëm:
Mjeku i shkollës:
●
Jep ndihmën e parë në raste
nevoje.
●
Kryen kontrollet periodike sipas
kalendarit të përcaktuar.
●
Rekomandon vizita tek mjekë
specialist nëse nevojiten.
●
Ndjek ecurinë e trajtimeve të
dhëna nga mjeku specialist.
●
Promovon sjelljen e shëndetshme
duke realizuar planin vjetor të aktiviteteve.
●
Organizon pyetësorë dhe analizon
të dhënat duke nxjerrë rekomandimet përkatëse.
●
Rregjistron dhe analizon të dhënat
shëndëtsore të nxënësve të rinj.
●
Ndjek kalendarin e vaksinimit dhe
protokollet shëndetsore.
●
Vëzhgon dhe raporton faktorët që
rrezikojnë shëndetin në shkollë.
●
Koordinon vizitat dhe trajtimet e
personelit të jashtëm (nëse ka).
●
Raporton rregullisht tek drejtuesi
i shkollës dhe i shërbimit shëndetsor.
Psikologu i shkollës:
●
Qëllimi kryesor i shërbimit psikologjik shkollor është
promovimi i mirëqenies mendore dhe fizike të nxënësve në bashkëpunim me stafin
e shkollës, mësues e drejtues, si dhe planifikimi dhe realizimi i shërbimeve që
mundësojnë zhvillimin akademik, profesional, social dhe personal të nxënësve.
Mësuesit e lëndeve të baletit:
●
Menaxhojnë në mënyrë profesionale ngarkesën fizike të
nxënësve.
●
Planifikojnë kohën e përshtatshme ts ëarm-up dhe
Cool-doën.
●
Korrigjojnë teknikën e gabuar që rrit rrezikun për
dëmtime.
●
Evidentojnë rastet që kërkojnë vlerësim mjëksor të
specializuar.
●
Në bashkëpunim me mjekun specialist ndërtojnë plane
individuale të ngarkesës pas dëmtimit
Ekipi shëndetsor i shkollës në kushte ideale do të duhej
të plotësohet më tej.
Mjeku ortoped / Fizioterapisti / Mjeku sportiv /
Instruktor yoga dhe pilates do ta plotësonin ekipin e shëndetit qoftë dhe sikur të
ishin të pranishëm me kohë të pjesshme.
Shkolla gjithashtu:
ka nevojë për kontakte të
ngushta me mjekë të specialiteteve të ndryshme por që njohin nga afër
specifikat e shëndetit të balerineve si :
Dietolog / Radiolog / Kardiolog / Dermatolog / Psikiater / Neurolog etj.
Drejtuesi i shkollës është ngushtësisht i përfshirë në suksesin e programit të menaxhimit të
dëmtimeve nëpërmjet lobimit pranë institucioneve qëndrore dhe lokale si dhe
vendimarrjes për çështje të ndryshme të shëndetit dhe faktoreve të rrezikut mbi
bazën e raportimeve dhe informimit periodik nga pjestarët e ekipit të
shëndetit.
Nxënësi në qendër të vëmendjes
I. Edukim shëndetsor është çelësi
Një balerin i pajisur me njohuri shëndetësore
performon më mirë dhe ja “lehtëson” punën ekipit mjekësor duke parandaluar
demtimin.
II. Këshillim i personalizuar
Deri në shërimin e plotë të dëmtimit nxënësi
ndiqet dhe këshillohet në çdo fazë të rehabilitimit.
III. Besueshmëri dhe konfidencialitet
Nxënësi ndan me ekipin çdo shqetësim fizik dhe
mendor duke gjetur mbështetjen dhe konfidencialitetin e duhur
IV. Parandalimi është qëllimi
Raportimi i çdo shqetësimi në kohë, e ndihmon
nxënësin në parandalimin e dëmtimit dhe në rehabilitimin e shpejtë
Shqetësimet e nxënësve që pengojnë raportimin e demtimit:
●
Nxënësit raportojnë se ndjehen nën
trysninë, e vërtetë apo e përceptuar, të prindërve dhe mësuesve që të vazhdojnë
stërvitjen edhe pse të dëmtuar.
●
Ata kanë frikë se humbasin vendin
e preferuar në levë apo rolin në shfaqjen e rradhës.
●
Shpesh ata nuk drejtohen te mjeku
duke e vetëvleresuar dëmtimin apo dhe duke u vetëmjekuar
●
Prindërit shpesh zgjedhin të
këshillohen me personel mjeksor që nuk ka njohjen e duhur të dëmtimeve të baletit.
Për këtë arsye është e rëndesishme që balerinet e rinj të pajisen me
njohuri të plota për parandalimin dhe trajtimin e dëmtimeve.
Rekomandimet tona duhet të jenë të thjeshta dhe për situata reale sipas
modelit:
Çfarë? Kur? Si? Pse?
Programi i menaxhimit të riskut të dëmtimeve në shkollën
koreografike
do të monitorojë në vazhdimësi:
Ambientet që të ofrojnë vazhdimisht
siguri maksimale fizike dhe psikologjike për balerinet:
●
Hapësirat,
●
Dyshemetë, parketi, linoleumi, etj
●
Temperatura dhe ajërosja e
ambientit,
●
Veshjet e përshtatshme
●
Pajisjet e ndryshme
Njohuritë anatomike dhe mjeksore si
pjesë e kurikulës dhe aktiviteteve të ndryshme jashtkurikulare
●
Ndihma e parë
●
warm-up dhe Cool-down
●
Metoda RICE
●
Metoda PRICED (protection or
prevention, rest, ice, compression, elevation and diagnosis)
●
Ushqyerja dhe hidratimi
●
Rëndësia e pushimit për
rehabilitim të shpejtë
●
Informacione të tjera si këto do
të jenë pjesë e informimit të vazhdueshëm.
Trajtimi i personalizuar për çdo
nevoje të nxënësve do të marrë më shumë vëmendje
●
Aksidentet dhe dëmimet nuk do të
mund t’i ndalim plotësisht kjo për veçantinë e baletit dhe natyrën ekspresive
të tij që kërkon të kapercejë çdo limit. Për këtë na duhet të jemi të informuar
dhe të përgatitur për trajtimin e dëmtimeve sipas një plani të personalizuar të
rekomanduar nga specialistët.
Minimizim i rrezikut të dëmtimeve si rezultat i vlëresimit të çdo detaji dhe
dokumentimit të plotë të dëmtimeve.
●
Dosja e shëndetit të balerinit
●
Pyetësorët e ndryshëm me nxënësit
dhe prindërit
●
Vëzhgime apo studime mbi faktorët
e riskut dhe parandalimin
Balerinët
duhet të njohin shenjat e dëmtimeve, të vlerësojnë që herët dhimbjen dhe të
kujdesen për rehabilitimin e plotë sipas këshillave të specialistëve. Disa
dëmtime as nuk konsiderohen prej tyre si të tilla meqënëse nuk i pëngojnë të
vazhdojnë aktivitetin. Një nga arsyet e nënvlerësimit është dhe fakti që si
atletë të stërvitur kanë prag të lartë të dhimbjes. Nuk duhet harruar se
dhimbja është një këmbanë alarmi që organizmi e përdor si mekanizëm për të na
lajmëruar se diçka nuk shkon. Për të parandaluar dëmtimin duhet vlerësuar çdo
shenjë sado e vogël qoftë. Nuk duhet të ndodh që balerinët të shtyhen drejt
dhimbjes me mitin e gabuar - Pa dhimbje nuk behësh balerin!
“Harta
e dëmtimeve” sipas zhanreve të kërcimit
Studimet
tregojnë se pjesët e ndryshme të trupit pësojnë dëmtime në varësi të zhanrit të
kërcimit. Gjymtyrët e poshtme të ndjekura nga shpina zënë vendet e para të
listës.
Dëmtimet më të zakonshme në llojet e ndryshme
të kërcimit
Lloji i kërcimit |
Dëmtimet më të zakonshme |
Baleti klasik |
Këmba dhe kyçi |
Kontemporane/modern |
Këmba, kyçi i këmbes , kërrbishtja,
gjuri |
Jazz |
Këmba, kyçi i këmbës, kërrbishtja,
gjuri |
Ballroom |
Këmba dhe kyçi i këmbës |
Broadway (commercial) |
Shpina |
West End (commercial) |
Kërrbishtja, kyçi i këmbës dhe
gjuri |
Irlandeze |
Kyçi i këmbës dhe shputa |
Highland |
Kyçi i këmbës dhe shputa |
Tap |
Kyçi i këmbës dhe gjuri |
Flamenco |
Këmba |
Zumba |
Gjuri |
Bharatantyam (indiane klasike) |
Kyçi i këmbës dhe gjuri |
Pole dance |
Kyçi i dorës, brryli dhe shpatulla |
Aerial |
Kyçi i dorës, brryli dhe shpatulla |
Hip-hop |
Kyçi i dorës dhe brryli |
Në shkollën koreografike, megjithëse numri i
dëmtimeve konsiderohet i ulët, nevojitet një vëzhgim dhe regjistrim më i
hollësishëm i tyre dhe situatave që i shkaktojnë për të patur një pamje më të
qartë.
Duke ju referuar studimeve, 80% e balerinëve pësojnë së paku një dëmtim
në vit. Zhanre të ndryshme, me kërkesa specifike të ndryshme, krijojnë një
hartë të zonave të dëmtimtuara por nuk duhet harruar se dëmtimi në një zonë
sjell një efekt zinxhir të dëmtimeve në pjesë të tjera të trupit. P.sh.
frakturat e stresit në këmbë ndikojnë në artikulacionet më sipër në shpinë apo
në qafë. Hip-hopi-i konsiderohet kërcimi me numrin më të madh të
dëmtimeve. është e rëndësishme që për çdo zhanër të njohim mundesinë e
dëmtimeve duke krijuar kushtet e nevojshme për parandalimin e tyre.
Na duhen vallë gjitha këto
rregulla?
Programi i menaxhimit të riskut ngjan si një liste
rregullash të mërzitshme, kufizuese dhe shpesh të panevojshme për shëndetin dhe
sigurinë. Balerinët dhe koreografët, sigurisht që nuk duan të pengohen në
përpjekjet artistike nga rekomandimet që do të kufizojnë aftësinë krijuese. Por
shtimi i njohurive për praktikën e sigurt të kërcimit na ndihmon të bëjmë
pikërisht të kundërtën. Ne duhet të mbështesim sfidën artistike duke ndihmuar
balerinët të stërviten në mënyrën më të mirë, por gjithashtu të marrin parasysh
shkaqet e mundshme për dëmtime që vërehen në zhanre të ndryshme kërcimi. Shpesh
mendojme se duhet thjesht të sigurohemi që të kemi një hapësirë të sigurt dhe
të ngrohtë për të punuar me një dysheme të mirë, të dimë se ku mund të gjenden
kutia e ndihmës së parë dhe daljet ne rast zjarri. Jo, aspak. Sigurisht, këto
janë disa nga bazat e sigurisë, por praktika e sigurt e kërcimit është shumë më
tepër se kaq - ka disa aspekte të ndryshme për t'u marrë parasysh qe do ti
marrim me rradhe ne shqyrtim.
Faktorë të ndryshueshëm
dhe të pandryshueshëm
Parimet e
praktikës së sigurt kanë të bëjnë me ndërveprimin e faktorëve mjedisorë, fizikë
dhe psikologjikë që mund të kenë ndikim në demtimet gjate baletit. Këto parime
duhet të aplikohen për çdo stil kërcimi, çdo nivel aftësie dhe çdo grupmoshë.
- Faktorët e ambientit
Ambienti në të
cilin stërvitemi duhet të kete një dysheme me një sipërfaqe që nuk është shumë
e rrëshqitshme ose ngjitëse as për këpucët, as për këmbët zbathur. Një
temperaturë e përshtatshme e ambientit do të siguronte që balerinët të mos
nxeheshin shumë (në mënyrë që të djersiten tepër, ndoshta duke çuar në
dehidrim) ose shumë të ftohtë (trupat e ftohtë lëndohen më lehtë). Hapësira
duhet të jetë në madhësi të përshtatshme për numrin e balerinëve, në mënyrë që
ata të mund të lëviznin pa kufizime ose frikë nga përplasjet dhe pa pengesa që
mund të përbënin rrezik.
Shpesh nuk kemi
zgjedhje për hapësirën në të cilën punojmë dhe duhet ta trajtojmë këtë duke
marrë vendime per të minimizuar çdo rrezik të mundshëm. Për shembull, ne mund
të reduktojmë ose eliminojmë kërcimet në një dysheme të fortë, të sigurojmë që
kërcimtarët të perdorin veshje që mund t'i rregullojnë sipas temperaturës së
trupit të tyre dhe të heqim çdo objekt të tepërt nga hapësira e kërcimit
përpara se të fillojmë punën. Ne gjithashtu mund të parashikojme pasojat
negative me nje vlerësim te hollesishem te rrezikut.
- Faktorët shendetsorë
Sa më shumë të
dimë se si funksionon trupi kur kërcejmë, aq më shumë mund të kuptojmë se sa ta
shtyjmë atë, të jemi të vetëdijshëm pse dhe si duhet të rikuperohet dhe në fund
të vazhdojmë të kërcejmë sa më gjatë. Balerini nuk duhet te neglizhojë:
• Warm-up dhe
cool-down në mënyrë efektive
• të njohe mirë
aftesite personale si dhe stilin specifik të kërcimit dhe të përpiqet te
performoje pa shtyrë përtej kapacitetit individual
• të kuptojë se
kur dhe pse llojet e ndryshme të strecit mund të përdoren në mënyrë efektive
• te balancoje
ngarkesën e punës me pushimin
• të ushqehet mirë
dhe shëndetshëm që te jenë gati për të kërcyer
Keto jane faktore
qe ndihmojne për të kufizuar dëmtimet dhe për ta bërë kërcimin më të këndshëm,
teknikisht të shëndetshëm dhe të qëndrueshëm per një afat sa me të gjatë.
3.
Faktoret psikologjike
Faktoret
psikologjike shpesh harrohen ne praktikën e kercimit të sigurte edhe pse ne e
dimë se gjendjet fizike dhe mendore të shëndetit janë të ndërvarura nga
njëra-tjetra. Një mjedis pozitiv mësimi dhe trajnimi mbështet vetëbesimin e
balerinëve, shmang stresin dhe ankthin dhe promovon mirëqenien emocionale dhe i
ndihmon të përfitojnë sa më shumë nga kërcimi i tyre.
Faktorët
psikologjikë ose të sjelljes që luajnë një rol përfshijnë:
●
marrëdhëniet
te respektit reciprok midis balerinëve dhe koreografeve të tyre
●
përdorimi i
komunikimit të qartë me udhëzime dhe komente të përshtatsheme
●
vleresimi i
përpjekjeve dhe përparimit te balerinit
●
vlerësimi i
të mësuarit nga gabimet
●
shmangia e
krahasimin me të tjerët
●
promovimi i
qëndrimeve pozitive ndaj vetes dhe balerinëve të tjerë
Nuk mbaron me kaq….
Qëllimi i
praktikës së sigurt është zvogëlimi i rrezikut të lëndimit, por kërcimi është
një aktivitet fizik, kështu që është e pamundur të parandalohet plotësisht.
Prandaj është e rëndësishme të dime se si të përballemi nëse ndodh një incident
gjatë kërcimit.
●
Njohja e
metodave të thjeshta si PRICED - (Prevent/Protect: Parandalimi/Mbrojtja; Rest: Pushimi;
Ice: Akull; Compression:Shtypja; Elevation:Ngritja; Diagnosis: Diagnoza) -
procedura që duhet ndjekur menjëherë pas një dëmtimi, eshte një përgjigje e
përgjegjshme dhe e shpejtë përpara se balerini të të kërkojë trajtim
profesional.
● Seancat e kërcimit duhet t'i përshtaten moshës
(në lidhje me mënyrën se si trupi ndryshon nga fëmijëria në moshën madhore dhe
në moshën më të madhe) dhe aftësisë, duke u kujdesur për të përparuar me një
ritëm të përshtatshëm dhe për të punuar me një intensitet të përshtatshëm. Në
këtë mënyrë mund të minimizojmë rrezikun e lëndimit që vjen nga stervitja e
tepërt dhe lodhja (lodhja fizike dhe mendore - një nga shkaqet më të mëdha të
lëndimit për balerinët), përsëritja e tepërt, synimet joreale dhe oraret e
çekuilibruara.
●
Balerinet duhet
të kujdesen për veten nëse duan të shnderrohen ne personazhe emocionuese që
vendosin nivele të larta virtuoziteti teknik. Cdo balerin, mësues ose koreograf
mund të mos jetë në gjendje të mbajë mend permendesh cdo parim të praktikës së
kërcimit të sigurt gjatë gjithë kohës, por njohurite dhe të kuptuarit se perse
behet fjale sigurisht që do të ndihmojnë.
Pra, mesazhi kryesor është se praktika e kercimit te sigurte nuk është një grup rregullash që “kërcënojnë” mundësitë artistike dhe krijuese, por një mënyrë vërtet efektive për të minimizuar rrezikun e lëndimeve, për të optimizuar potencialin dhe për të zgjatur pjesëmarrjen ne skene. Si artistë kërcimi, duke edukuar veten dhe duke përqafuar këto parime të bazuara në shkencën e kërcimit, mund të vazhdoni të thyeni kufij të rinj!
Të kërcejmë sa më gjatë në skenë - edhe në moshë të madhe.
Duke manaxhuar rezikun e demtimit optimizojme
performancen ne vite. Praktika e kërcimit te sigurte nuk ka të bëjë me ruajen e
balerinit “ne kambane qelqi”, pa asnjë rrezik, pa kreativitet, pa përparim. Jo
– praktika e kërcimit te sigurte është krejtësisht e kundërta, është një mjet
me të cilin kërcimi mund të vazhdojë të sfidojë aftësitë fizike (dhe mendore),
përmes aplikimit të njohurive dhe të kuptuarit të praktikës së bazuar në
kërkime shkencore. Vërehet shpesh se praktikat koreografike të ditëve të sotme
po kërkojnë gjithnjë e më shumë fizikun e kërcimtarëve dhe ndonjëherë arrijnë
ekstremet e atletikes dhe gjimnastikes se bashku. Kjo mund të jetë ajo që e bën
kërcimin emocionues! Por, si mund të vazhdojmë t'i shtyjmë këto kufij
artistikë, pa rritur shkallën tashmë të lartë të lëndimeve? Duke perdorur një
praktikë të sigurt dhe efektive.
Praktika e sigurt nuk synon vetëm të reduktojë
rrezikun e lëndimit, optimizimi i potencialit të kërcimtarit është po aq i
rëndësishëm, pse jo edhe më shumë i rëndësishëm! Kombinimi i këtyre dy
qëllimeve rezulton në qëllimin përfundimtar për të zgjatur pjesëmarrjen në
kërcim me kalimin e moshes përmes praktikës së shëndetshme. Parimet lindin nga
kërkimi shkencor ne shkencën e mjeksise se kërcimit ne bashkepunim me fushat e psikologjise
dhe mjedisit (shih figurën më poshtë). Pasi të kuptohen këto parime mund të
zbatohen dhe përshtaten për çdo stil kërcimi, çdo grupmoshë dhe çdo mjedis
kërcimi.
Le të pyesim veten…
Si udherrefyes te kercimit (mesues, koreografe, drejtues artistike) duhet ti
drejtojme disa pyetje praktike vetes:
1. I zbatoj sic duhet parimet fiziologjike te
warming-up dhe cooling down ne klasen time te baletit?
2. I zbatojne sic duhet nexenesit e mi rregullat
e strechingut?
3. A diferencohen me ushtime nxenesit qe kane
problem me posturen, hipermobilitetin, tazin e dale perpara, etj.?
4. A
vleresohen ne kohe deformimet e mundshme te shtylles kurrizore dhe referohen
ato?
5. A ka
nje ekuiliber te stervitjes dhe pushimit ne organizimin e orarit mesimor?
6. A inkurajohet sa duhet ushqyerja dhe hidratimi
i duhur per balerinet?
7. A kane nxenesit njohuri te mjaftueshme per te
trajtuar nje demtim gjate stervitjes?
8. Ne rastet e shqetesimeve emocionale dhe
psikologjike a kemi experience mjaftueshem?
Cilado qofte pergjigjja juaj jam i sigurte qe ka
gjithmone vend per permiresim. Kercimi evoluon vazhdimisht, po keshtu dhe
njohurite mjeksore. Studimet ne fushen e mjeksise se kercimit fatmiresisht po
shtohen dita dites dhe informacionet e thejeshtezuara me karakter edukues jane
te shumta. Te shumta jane dhe shoqatat si p.sh. Safe in Dance International
(SiDI) qe i kushtohen sigurise se kercimit.
Pra, ndërsa përpiqemi të permiresojmë formën e
artit të baletit , le ta bëjmë këtë me
synimin për të minimizuar rrezikun e lëndimeve, për të optimizuar potencialin
dhe për të zgjatur pjesëmarrjen ne skene, duke edukuar veten mbi parimet e
bazuara në shkencën e kërcimit. Ndërsa mjekësia e kërcimit dhe kërkimet
shkencore vazhdojnë të zhvillohen, po ashtu duhet të zhvillohen edhe njohuritë
dhe aplikimi ynë i praktikës së sigurt dhe efektive të kërcimit.
Dritan Ali
Mjek i shkolles
koreografike Tirane
31/08/2022
Comments
Post a Comment