Rregulla higjene për stërvitjen tuaj verore.

 Rregulla higjene për stërvitjen tuaj verore.

   

Baleti nuk njeh pushime të gjata dhe ju do të vazhdoni të sterviteni edhe gjate verës. Temperaturat e larta do t’ju bëjnë të djersitni më shumë gjatë kërcimit prandaj duhet të rikujtojmë disa rregulla të thjeshta që na mbajnë të shëndetshëm gjatë verës.

Vishni cdo ditë veshje kërcimi të pastra .

  • Vajza: vishni cdo ditë “badi” të larë për të shmangur mundësine e infesioneve dhe erën e rëndë

  • Djem: Vishni “strece”, llastik mesi dhe bluzë të larë cdo ditë

Mbani në cantë veshje rezervë në rast se do tju duhet të ndërroheni më shpesh.



Mësoni të përdorni lavatricen dhe të lani veshjet me dorë.How to Hand Wash Clothes - Step-By-Step Guide To Hand Washing ...

                   

Në shumë raste, irritimet dhe alergjitë e lëkurës shkaktohen nga veshjet e papastra. Ju duhet të mësoni ti lani vetë veshjet tuaja të baletit mënjëherë pas stërvitjes duke i patur kështu të thata për stërvitjen e rradhës. Përdorni ujë të ngrohtë dhe sapun dhe shpëlaini me ujë të rrjedhshëm. Gjatë veres ato thahen më shpejt sepse temperautat janë të larta. Nëse përdorni lavatricen zgjidhni me kujdes detergjentin vecanërisht ata që kanë lëkurë delikate që mund të irritohet nga detergjentët e gabuar.https://assets.rebelmouse.io/eyJhbGciOiJIUzI1NiIsInR5cCI6IkpXVCJ9.eyJpbWFnZSI6Imh0dHBzOi8vYXNzZXRzLnJibC5tcy8xNzk4MTM5Ni9vcmlnaW4uanBnIiwiZXhwaXJlc19hdCI6MTU5MzA2MjU5NX0.Tx7SDeh9mycQVya-KeHj6an8f9kWJLyIECLDgrGEBW0/img.jpg?width=980



Bëni dush të paktën 1 herë në ditë.

Sapo mbaroni stërvitjen hiqni veshjet e djersitura dhe vishni veshje të thata. Përdorni peshqirin personal për të tharë djersën. Këshillohet të bëni dush të ngrohtë për stimulimin e fluksit të gjakut drejt lëkures dhe qetësimit të muskujve. Rritja e fluksit të gjakut ndihmon në shpërndarjen e acidit laktik nga trupi, dhe mund të parandalojë apo zvogëloje dhimbjet muskulare.


https://assets.rebelmouse.io/eyJhbGciOiJIUzI1NiIsInR5cCI6IkpXVCJ9.eyJpbWFnZSI6Imh0dHBzOi8vYXNzZXRzLnJibC5tcy8xNzk4MDgzNC9vcmlnaW4uanBnIiwiZXhwaXJlc19hdCI6MTYzMTMyNzYxNX0.bgLcdVdr5E5H9zK13orAWj3oFTCjWjNtXA10MuJJqS4/img.jpg?width=980

Përdor antidjersë por pa e tepruar .


https://assets.rebelmouse.io/eyJhbGciOiJIUzI1NiIsInR5cCI6IkpXVCJ9.eyJpbWFnZSI6Imh0dHBzOi8vYXNzZXRzLnJibC5tcy8xNzk4MTAyNy9vcmlnaW4uanBnIiwiZXhwaXJlc19hdCI6MTU5MjI5NzE3Mn0.TxHACeN9UAp_wqm7Tmxn4AawfJLFIrwrXa_rmTkRMVA/img.jpg?width=980

Antidjersa që do përdorni është mirë të jetë pa aromë ose me aromë të lehtë. Zgjidh një produkt që ndalon erën e rëndë të djersës por nuk ka aromë ngacmuese. 



Kujdesu që pupat dhe puantet të jenë të thata.


https://assets.rebelmouse.io/eyJhbGciOiJIUzI1NiIsInR5cCI6IkpXVCJ9.eyJpbWFnZSI6Imh0dHBzOi8vYXNzZXRzLnJibC5tcy8xNzk4MTQwMy9vcmlnaW4uanBnIiwiZXhwaXJlc19hdCI6MTYwMDE4NDMxNX0.nqms50lfjDkcnIZQuDY9NVWBF0iB1KaTAXDjp3MY70M/img.jpg?width=980

Bakteret shumohen në abient të ngrohtë dhe të lagësht prandaj është e rëndësishme që pupat dhe puantet por dhe veshjet e tjera të mos i “harroni” në cantë por ti nxirrni të thahen.




Mos përdor manikyr.


https://assets.rebelmouse.io/eyJhbGciOiJIUzI1NiIsInR5cCI6IkpXVCJ9.eyJpbWFnZSI6Imh0dHBzOi8vYXNzZXRzLnJibC5tcy8xNzk4MDkwMS9vcmlnaW4uanBnIiwiZXhwaXJlc19hdCI6MTYwMDYzMTUxMX0.om849KXmHsSe4WmnRKWyABUEkfLYQ7aSAZYRC6AEhiU/img.jpg?width=980

Nëse thonjtë dëmtohen nga puantet si do ta dalloni nëse keni përdorur manikyr?



Nëse keni plagë apo dëmtime mbajini ato pastër.

Kutia e ndihmës së shpejtë duhet të jetë në cantën tuaj të baletit. Fasho, leucoplast, jod, ujë oksigjene, pambuk, gërshërë e vogël, etj në një kuti të pastër do tju vijë në ndihmë për dëmtime të vogla. Në rast të dëmtimeve serioze kërkoni ndihmë mjeksore të specializuar.



Need Blister Relief? Try These 5 Tips for Happier Feet - Pointe


Përdorni pandofla dhe mos ecni zbathur.


https://assets.rebelmouse.io/eyJhbGciOiJIUzI1NiIsInR5cCI6IkpXVCJ9.eyJpbWFnZSI6Imh0dHBzOi8vYXNzZXRzLnJibC5tcy8xNzk4MTQxMi9vcmlnaW4uanBnIiwiZXhwaXJlc19hdCI6MTYzMzM2MjQ0OX0.I0kfftvGmvkoh5HtXpR8172NQQRQOG8M8iq0uRqIGKI/img.jpg?width=980

Ecja zbathur ekspozon lëkuren ndaj parazitëve dhe sëmundjeve.





Lani rregullisht dhëmbët.

Përdorni furçën e dhëmbëve 2 - 3 herë në ditë me pastë të fluorizuar. Përdorni fije dentare për heqjen e mbeturinave ushqimore mes dhëmbëve. Kontrolle periodike çdo 6 muaj te dentisti. Ndërroni furçën e dhëmbëve çdo 3- 6 muaj.




https://assets.rebelmouse.io/eyJhbGciOiJIUzI1NiIsInR5cCI6IkpXVCJ9.eyJpbWFnZSI6Imh0dHBzOi8vYXNzZXRzLnJibC5tcy8xNzk4MDkwNi9vcmlnaW4uanBnIiwiZXhwaXJlc19hdCI6MTY0NjgwNzY0MH0.uGTF4gNG8MGxdQriMFDzDHlR9STYs-IZG1rpJuDE9Pg/img.jpg?width=980

Lani duart.

Kemi folur aq shumë për larjen e duarve por nuk do lodhemi së përsërituri. Lani duart para dhe pas stërvitjes për 20-30 sekonda me ujë (mundësisht të ngrohtë) dhe sapun. Përdorni dezinfektant në mungesë të ujit.


https://assets.rebelmouse.io/eyJhbGciOiJIUzI1NiIsInR5cCI6IkpXVCJ9.eyJpbWFnZSI6Imh0dHBzOi8vYXNzZXRzLnJibC5tcy8xNzk4MTQxOC9vcmlnaW4uanBnIiwiZXhwaXJlc19hdCI6MTYyOTcxOTQwOH0.QSIxWAlLXDq7ve6e5_gVJteIL_1Dxoa-sWLJaHksNuM/img.jpg?width=980

Pastroni rregullisht leven.



https://assets.rebelmouse.io/eyJhbGciOiJIUzI1NiIsInR5cCI6IkpXVCJ9.eyJpbWFnZSI6Imh0dHBzOi8vYXNzZXRzLnJibC5tcy8xNzk4MTAxMS9vcmlnaW4uanBnIiwiZXhwaXJlc19hdCI6MTYyMjg3MzMzOH0.VNQhnGcB1f9fuaOW_qXOMqHCwmf_DaH9pd5Mp-O28ug/img.jpg?width=980

Mbani me vete një pecetë pastruse për leven dhe pastrojeni atë përpara se të filloni stërvitjen.



Nëse keni temperature apo ndjeheni sëmurë pushoni.Body temperature: Normal ranges in adults and children


Nëse ndjeheni sëmurë është mirë te bëni rregjim shtrati dhe mos të rrezikoni tjua ngjisni të tjerëve prandaj duhet të qëndroni në shtëpi. Konsultohuni me mjekun e familjes.

Comments