VITAMINA D
Kurdohere qe jeni jashte duke bere banjo dielli, duke notuar, duke luajtur ne oborr ose cdo aktivitet tjeter te cilin e beni ne natyre, ju jeni duke marre vitamine D.
Kjo vitamine qe merrni jo vetem qe eshte nje element ushqyes shume i rendesishem, por gjithashtu ajo luan nje rol te rendesishem ne humorin e mire qe ju shoqeron gjate diteve te bukura me diell.
Burimi kryesor i vitamines D eshte dielli. Nje njeri me ngjyre te celur te lekures, i ekspozuar me rroba banjo dhe i palyer me krem mbrojtes, mund te sintetizoje 20,000 – 30,000IU per vetem 30minuta. Individe me ngjyre te erret te lekures nevojiten 10-20 here me shume kohe te ekspozimit ne diell per te sintetizuar nje sasi te tille.
Gjithashtu, ne dimer koha e nevojshme ne diell per te sintetizuar nje sasi te tille rritet. Nje njeri qe ekspozohet mjaftueshme ne diell ne menyre periodike, veshtire se mund te shfaqe mungese te vitamins D. Femijet qe luajne shpesh jashte, gjithashtu mund te sintetizojne mjaftueshem.
Por, ne kohet e sotme, koha qe kalojme ne diell sa vjen e po pakesohet. Njerezit kane reduktuar se tepermi aktivitetet jashte dhe jane te destinuar te kalojne pjesen me te madhe te dites te mbyllur ne shtepi, zyra, kopshte, shkolla, punishte apo godina te ndryshme.
Edhe kur ekspozohemi ne diell, te gjithe kemi kujdes te mbrohemi me krem kunder diellit, gje qe e ul shume sintetizimin e vitamines D. Qe nje person te marre mjaftueshem rreze dielli per te prodhuar vitaminen D ne nivele te kenaqshme, duhet te ekspozohet cdo dite nga 5-10 minuta, me krahet dhe fytyren zbuluar.
A rrime ne cdo dite 5-10 minuta te ekspozuar ne diell me krahet zbuluar? A ka diell cdo dite? A nuk ju rastis qe sapo dilni nga shtepia te futeni ne makine apo te prisni autobuzin ne hije, te ecni ne hije, te mbylleni ne pune dhe te dilni kur dielli pothuaj ka perenduar? A nuk ju rastis qe edhe ne plazh te kerkoni hije, te vendosni kapele dhe krem dielli me SPF sa me te larte? E ne fakt, mire beni sepse melanoma – kanceri vdekjeprures i lekures eshte nje kercenim gjithashtu i madh.
Rritja e rrezikut nga kanceri i lekures eshte nje arsye shume e rendesishme pse shume njerez nuk marrin mjaftueshem vitamine D ne menyre natyrale, sepse njerzit gjithnje e me teper kane tendencen te reduktojne kohen ne diell apo te mbulojne lekuren me veshje dhe me kremera mbrojtes.
Kjo eshte arsyeja pse duhet ta marrim ate nga burime te tjera.
Vitamina D mund te gjendet ne menyre natyrale ne disa lloje ushqimesh si: peshku ton,peshku shpate apo salmoni. Ajo gjithashtu gjendet tek melcia e vicit, vezet dhe tek djathi. Per shkak te mungeses se vitamines D, ajo shtohet tek ushqime te tilla si: kosi i frutave, qumeshti i sojes, margarina, lengjet frutave apo disa lloje drithrash.
Por gjithashtu eshte fakt qe shume njerez duhet te marrin suplemente per te arritur sasine e rekomanduar ditore te kesaj vitamine.
Ndryshe nga Vitamina C dhe E te cilat nxirren nga trupi si mbetje nese merren ne sasi me te medha se sa eshte nevoja, vitamina D me tepri depozitohet ne trup per perdorim te mevonshem. Eshte nje vitamine qe ruhet ne indin dhjamor te trupit dhe ne melci nga te cilat organizmi mund ta nxjerre perseri dhe ta perdore kur ti nevojitet.
Sasia e vitamines D qe prodhohet nga trupi juaj varet nga disa faktore si: stina, koha e dites, pigmentimi i lekures dhe vendodhja gjeografike.
Nje nga arsyet kryesore pse njerzit kane nevoje per vitamine D eshte per kocka dhe dhembe me te shendetshem, sepse ajo eshte pergjegjese per sasine e fosfateve dhe kalciumit ne trup, te dy elemente te rendesishem ne menyre qe kockat te riparojne vetveten.
Pa kombinimin e kalciumit me Vitaminen D, kockat nuk jane aq te forta sa duhet, prandaj ato mund te behen te dobta, mund te thyhen lehtesisht edhe pa pasur ndonje traum te rendesishme.
Vitamina D gjithashtu sjell dhe perfitime te tjera si psh: roli qe luan ne sistemin nervor ne te cilin rregullon zhvillimin dhe funksionimin e nervave. Gjithashtu ka nje ndikim ne sintezen e mediatoreve nervor dhe mund te mbroje qelizat nga demtimi i shkaktuar si pasoje i oksidimit. Shpesh njerzit ankohen per veshtiresi ne mbajtjen mend te gjerave apo ne veshtiresi per te menduar dhe per tu perqendruar. Kjo vitamine gjithashtu ka aftesine per te parandaluar semundje mendore si demenca.
Keto nuk jane te vetmet arsye pse Vitamina D eshte shume e rendesishme per mireqenien tuaj. Per shembull: Pa vitamine D ju nuk do te mund te leviznit lirisht apo normalisht sepse ajo eshte e nevojshme per muskujt tuaj. Nervat tuaj kane nevoje per te ne menyre qe te trasmetojne mesazhet nga truri ne organet e tjera te trupit tuaj. Prandaj Vitamina D luan rol te rendesishem ne levizjen tuaj dhe ne menyren se si trupi juaj reagon.
Per te mos lejuar hyrjen e viruseve dhe baktereve ne trupin tuaj duke ju semurur ju nevojitet vitamina D. Prandaj nese keni mungese vitamine D mund te shpjegoni lehtesisht pse u semuret 3 here gjate dimrit te kaluar dhe pse ju duhej aq shume kohe per te marr veten nga nje grip i lehte.
Ne cfare sasie nevojitet?
Per kete duhet te beni analizat. Pyesni mjekun tuaj per analizen e vitamines D, pastaj bashke me te interpretoni rezultatet.
Per shembull: nivelet e vitamines D duhet te jene afersisht 50 ng/ml. Nivele me te ulta se 30 nuk jane te mjaftueshem per te siguruar shendet te mire te kockave apo shendetin e pergjithshem. Mos harroni edhe vlera mbi 125 nuk jane te keshillueshme.
Femijet e moshes mbi 1 vjec kane nevoje per 600 IU ne dite njesoj si te rriturit deri nen moshen 70 vjecare. Per te moshuarit mbi 70 vjec nevojiten edhe 200 IU me teper ne dite, domethene rreth 800 IU sepse lekura e tyre nuk i konverton mjaftueshem rrezet e diellit ne vitamine D dhe gjithashtu funksionimi i veshkave per te konvertuar vitaminen ne formen e saj aktive reduktohet.
Duket e lehte apo jo? Ashtu eshte ne te vertet. Nese nuk mund te plotesoni sasine e nevojshme te Vitamines D nga rrezet e diellit eshte shume e thjeshte marrja e sasise se nevojshme te saj nepermjet suplementeve per te mbajtur trupin te shendetshem.
Cfare ndodh nese nuk merrni mjaftueshem ose merrni me teper se c’duhet vitamine D?
Numri i personave qe nuk marrin sasine e duhur te vitamines D eshte gjithnje ne rritje. Ne fakt eshte vleresuar te jene nje miliarde njerez ne bote te cilet kane nivele me te ulura te vitamines D.
Njerzit nuk marrin sasine e duhur sepse nuk konsumojne ushqimet e duhura ose sepse nuk rrine mjaftueshem ne diell. Jane raste te rralla ato kur disa njerez nuk mund te konvertojne vitaminen D ne formen saj aktive per shkak te problemeve ne veshka.
Femijet qe nuk marrin mjaftueshem Vitamine D mund te zhvillojne nje semundje te quajtur Rakitizem. Sic thame me siper njeriu qofte i rritur apo femije ka nevoje per Vitaminen D per te mbajtur ne balance fosforin dhe kalciumin. Nese ka mungese te theksuar te saj per kohe te gjate atehere shfaqet rakitizmi qe sjell dobesim te kockave. Marrja e ushqimeve qe permbajne Vitamine D apo e suplementeve te saj mund te korigjoje problemet e shkaktuara nga rakitizmi.
Te rriturit qe kane deficence te kesaj vitamine mund te pesojne nje gjendje te quajtur osteomalacia qe i le kockat te buta dhe te perthyeshme. Ndryshe nga osteoporoza e cila shkakton dobesim te kockave qe me pare ishin te shendetshme, osteomalacia shkakton probleme ne procesin e ndertimit te kockes duke shkaktuar keshtu dobesim muskular dhe dhimbje kockash. Trajtimi i osteomalacia-s perfshine furnizimin e trupit me vitamine D, kalcium dhe trajtimin e cdo shkaku qe mund te kete shkatuar deficitin e Vitamines D.
Por duhet te kuptoni se marrja me teper sec duhet e Vitamines D nuk ju ben mire. Ne fakt marrja ne sasi te tepruar te Vitamines D mund tju shkaktoje probleme shendetsore ne te ardhmen. Nga ana tjeter eshte e pamundur qe te shkaktohet mbidoze e Vitamines D nga dielli apo nga ushqimet qe e permbajne ate ne sasi te reduktuar.
Edhe pse ndodh rralle hipervitaminoza D e njohur ndryshe si helmim nga vitamina D eshte e mundur dhe eshte gjendje shume serioze. Zakonisht ajo shkaktohet nga marrja e dozave te larta te suplementeve me Vitamine D. Personat qe marrin mbidoze kane nje sasi te tepruar kalciumi ne gjak duke shkaktuar nje gjendje te quajtur hiperkalcemi. Simptomat e hiperkalcemise perfshine: te perzjera, te vjella, renie te oreksit, urinim te shpeshte, probleme me veshkat dhe dobesi trupore.
Ata qe kane probleme me veshkat apo semundje te melcise kane risk me te larte, ashtu jane edhe njerzit qe marrin diuretik tiazid. Njerzit qe marrin 50,000 IU pergjate gjashte muajve jane ata me risk me te larte helmimi. Prandaj te gjithe ata qe marrin me shume se 600 IU ne dite duhet te mbajne gjithnje ne monitorim nivelin e vitamines D ne gjak.
Perveç rekomandimeve qe permendem me siper ka disa grupe njerzish te cilet duhet te kontrollojne dy here nese po marrin sasine e nevojshme te vitamines D. Per shembull: njerzit qe vuajne nga semundja Crohn ose Celiakia. Te dyja semundjet shkaktojne probleme me perthithjen e karboidrateve, yndyrnave apo proteinave. Vitamina D e ka te nevojshme perthithjen e yndyrnave si rrjedhoje keto semundje shkaktojne keqperthithje te vitamines D duke shkaktuar keshtu deficencen e saj. Pa permendur ketu edhe faktin qe keto njerez do te kene edhe deficence te kalciumit i cili do shkaktoje akoma me teper probleme te kockave.
Njerezit me lekure te erret kane aftesi te reduktuar te perthithjes se vitamines D nga ekspozimi ne diell dhe ne kete kategori futen gjithashtu personat qe vuajne nga obeziteti. Kjo ndodh sepse tepria e dhjamit trupor lidhet ne sasi me te madhe me Vitaminen D duke veshtiresuar hedhjen e saj ne rrjedhen e gjakut.
Ne vendet e industrializuara, mungesa e vitamins D eshte teper e theksuar dhe suplementet jane e vetmja zgjidhje per te rritur dhe mbajtur nivelet e vitamins D midis normes 30 – 60ng/ml. Per te arritur keto nivele dhe per ti mbajtur ato konstante edhe gjate dimrit, nevojiten rreth 1000-2000IU ne dite per te rriturit dhe 400IU per femijet.
Personat me predispozite per gure ne veshka duhet te konsultohen me mjekun e tyre perpara se te marrin supplement te vitamins D.
Konsultohuni me mjekun tuaj per vleresimin e nivelit te vitamines D dhe nevojen e suplementeve.
Comments
Post a Comment