Projekti i vleresimit te mprehtesise se shikimit




 Projekti i vleresimit te mprehtesise se shikimit te nxenesve te klasave IV - IX

ne shkollen e baletit Tirane.


    Gjate periudhes mars - prill 2022 u zhvillua vleresimi i mprehtesise se shikimit te nxenesve te klasave IV - IX.


Ky projekt u realizua ne tre faza kryesore:

  • Pyetersori i prinderve

  • Testimi i shikimit

  • Ndjekja e nxenesve me probleme (ne vazhdim)


Pyetesori i prinderve


Qellimi i pyetesorit te prindit eshte ndergjegjesimi i tyre per rendesine e kontrollit te shikimit te femijeve te kesaj grupmoshe. Duke ju rikujtuar atyre disa detaje te dobesimit te shikimit ne forcojme bashkepunimin ne perfitim te shendetit te femijes. Pyetesori i prindit u dergua online dhe u plotesua nga 50 prinder nga 116 gjithesej. Ne vijim pyetesori dhe gjetjet e tij.


Prind i nxënësit të shkollës së baletit.

Në shkollën e baletit ne e kontrollojmë në mënyrë periodike shikimin e nxënësve për të identifikuar fëmijët që kanë probleme me shikimin ose mund të jenë në rrezik për probleme me shikimin. Ne do t’ju njoftojmë nëse  fëmijët kanë nevojë për një ekzaminim të syve kur ata nuk e kalojnë kontrollin e shikimit. Ekzaminimi i shikimit i realizuar në shkollë nuk zëvendëson një ekzaminim të plotë të syrit, por vetem referon vizitën te mjeku i familjes i cili mund te rekomandojë  viziten te një mjek okulist për një ekzaminim gjithëpërfshirës të syrit.


Një fëmijë nuk e di se si duhet të shohë dhe jo gjithmone mund të na tregojë për vizionin e tij. Nëse do të ketë një çrregullim të shikimit të paidentifikuar dhe të patrajtuar, mund të ndikojë në zhvillimin e tyre dhe në përvetësimin e aftësive të shkrim-leximit. 


Shumica e çrregullimeve të shikimit të fëmijërisë trajtohen me syze. Për ti siguruar një fëmije mundësinë për të shijuar lojën dhe të mësuarit, për të fituar aftësi që të arrijë potencialin e tyre të plotë, fëmija duhet të ndjekë planin e trajtimit të mjekut specialist të syrit. Fëmijët kanë nevojë të vazhdueshme për kujdesin e prindit, mësuesit dhe personelit shëndetsor të shkollës. 


Për një vlerësim të saktë na duhet të kemi më shumë informacion mbi shikimin e fëmijes tuaj duke ju ftuar të bashkëpunojmë duke plotësuar pyetësorin e mëposhtëm.



Forms response chart. Question title: Përdor fëmija juaj syze ose lente?. Number of responses: 52 responses.

Forms response chart. Question title: Ka kryer fëmija juaj vizitë okulisti gjatë këtij viti shkollor?. Number of responses: 52 responses.

Forms response chart. Question title: Si vlerësoni shikimin e fëmijes?. Number of responses: 52 responses.

Forms response chart. Question title: Keni vënë re në sjelljen e fëmijes:. Number of responses: 17 responses.

Forms response chart. Question title: Kur fëmija lexon a keni vënë re:. Number of responses: 14 responses.

Forms response chart. Question title: Kalon fëmija juaj shumë kohë para ekranit (cel, kompiuter, TV). Number of responses: 52 responses.

Testimi i shikimit


Nxenesit u testuan ne kabinetin mjeksor te shkolles. Nxenesit qe paraqiten probleme u ritestuan ne nje kohe te dyte per te qene te sigurte ne veshtiresite qe ata paraqesin. Ne perfundim te testimit kemi keto rezultate:


Klasa IV - 2 nxenes me syze dhe 2 nxenes me veshtiresi te shikimit

Klasa V - 2 nxenes me syze

Klasa VI - 3 nxenes me syze dhe 6 nxenes me veshtiresi te shikimit

Klasa VII - 1 nxenes me veshtiresi te shikimit

Klasa VIII - 3 nxenes me syze dhe 2 me veshtiresi te shikimit

Klasa IX - 5 nxenes me syze



Nxenesit me probleme u njoftuan prinderit per ndjekjen e metejshme.




Ndjekja e nxenesve me probleme


Faza e trete e prokjektit konsiston ne ndjekjen e vazhdueshme te nxenesve me probleme te shikimit. Duke vleresuar perqindjen e larte te nxenesve me probleme (25%) do te kembengulim ne zbulimin e hershem te problemeve dhe ne promocionin e vazhdueshem shendetsor per kujdesin per shikimin.



Mjeku i shkolles

Dritan Ali


Tirane 8/04/2022

 

Comments