Rendesia e mengjesit

 Mos i nisni asnjeherë fëmijët për në shkollë pa ngrënë mëngjes!

Fëmijët përfitojnë shume nga fillimi i ditës me një mëngjes të shëndetshëm. Hulumtimet tregojnë se fëmijët që hanë mëngjes rregullisht priren të jenë më të vëmendëshem në shkollë dhe për rrjedhojë janë në gjendje të mësojnë më mirë. Ata gjithashtu kanë më pak gjasa të jenë mbipeshë sesa fëmijët që anashkalojnë mëngjesin rregullisht.


Pse e anashkaloni mëngjesin e fëmijëve?


Të gjitha familjet kanë arsyet e tyre. Në disa raste, zgjimi i fëmijëve dhe dalja nga dera në kohë kërkon të gjithë energjinë e mamit ose babit në atë orë të ditës. Ndoshta të tjerët mund të kenë probleme financiare që e bëjnë një sfidë marrjen e ushqimit me vlera ushqyese. Dhe mund të ketë fëmijë që, si shumë të rritur, e kanë të vështirë të hanë gjënë e parë në mëngjes. Cilado qoftë rutina juaj e mëngjesit, mbani mend se mëngjesi është një vakt i rëndësishëm për familjen por qe nuk duhet të na marrë shumë kohë. Kur hani mirë në mëngjes, ju dhe familja juaj do të jeni gati për një ditë me energji të lartë.


Ndiqni këshillat e mëposhtme:


  • Organizohuni një natë më parë. 

Nxirrni një tigan për omleten ose një blender për smuthit. Përgatitni përberesit në mënyrë që të jenë gati për t'u gatuar në mëngjes. Vendosni drithërat integrale ne tryeze që fëmijët gjithçka që duhet të bëjnë në mëngjes është të shtojnë qumësht.

  • Vendosni alarmin 10 minuta më parë. 

Mëngjeset plot tension mund ta bëjnë të vështirë për fëmijët dhe prindërit të gjejnë kohë për mëngjes. Zgjimi vetëm disa minuta më herët ofron kohë për të konsumuar një vakt të shpejtë në mëngjes.

  • Përgatitni mëngjesin për me vete. 

Nëse nuk keni kohë për të ngrënë në shtëpi, planifikoni një ushqim për të ngrënë në autobus ose kur të mbërrini në shkollë. Adoleshentët mund të rrëmbejnë një banane, një kos frutash apo nje molle. 

  • Ndihmoni që fëmijët tuaj të kenë oreks. 

Shumë fëmijë nuk janë të uritur për mëngjes sepse hanë shumë ushqim gjatë darkës. Provoni të ofroni ushqime më të lehta në mbrëmje dhe mund të habiteni se sa më të uritur janë në mëngjes. Përveç kësaj, përpiquni që fëmijët tuaj të vishen së pari dhe të hanë së dyti. 

  • Bëhuni ju një model pozitiv. 

Fëmijët do të imitojnë sjelljen e prindërve të tyre, prandaj bëjeni zakon që të uleni dhe të hani një mëngjes të shëndetshëm me fëmijët tuaj çdo mëngjes.


Doktori i shkolles 
Tirane 9/03/2022

Comments