Pandemia dhe shëndeti mendor i fëmijëve

 

Pandemia dhe shëndeti mendor i fëmijëve


Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), shëndeti është gjendja e mirëqenies së plotë fizike, mendore dhe shoqërore, dhe jo vetëm mungesa e sëmundjes. 


Shëndeti mendor është një ndër komponentët më të rëndësishëm të zhvillimit dhe rritjes së shëndetshme të një fëmije. Ai përfshin mirëqenien e plotë dhe zhvillimin optimal të një fëmije në aspektetin emocional, të sjelljes, social si dhe atë të njohjes (si të menduarit, kujtesa, gjykimi, zgjidhja e problemeve etj.). Fëmijët që gëzojnë shëndet të plotë mendor kanë një cilesi më të mirë të jetës, janë shumë më pozitivë dhe arrijnë të jenë më bashkëpunues dhe bashkëveprues në kryerjen e detyrave ditore si në shtëpi, shkollë, apo edhe në ndërveprim me bashkëmoshatarët e tyre. 


Mirëpo, edhe pse konsiderohet se fëmijët nuk përbëjnë grupin më të kërcënuar nga COVID-19, efektet në shëndetin e tyre mendor, që potencialisht janë shkaktuar nga ndikimet multidimensionale të pandemisë, do të jenë afatgjata.


Një prej pasojave më serioze të pandemisë në raport me fëmijët ka qenë procesi mësimor, si dhe pamundësia që të zhvillohet dhe ndiqet një proces mësimor i rregullt ne shkolle. Padyshim se e gjithë kjo periudhë ka qenë shumë stresuese për familjet, prindërit dhe fëmijët gjithashtu. Studimet e deritanishme tregojnë se mësimi në distancë ka qenë sfidues për të gjitha moshat, në veçanti për fëmijët. Institucionet shëndetësore në të shumtën e kohës gjatë pandemisë – me të drejtë – janë fokusuar që t’i menaxhojnë të infektuarit me Covid me qëllimin e shpëtimit të sa më shumë jetëve njerëzore. Institucionet e tjera qeveritare jane perpjekur te zbutin sa me shume efektet negative që karantinimi dhe kufizimet në lëvizje kishin në ekonominë e vendit. 


Tashme lind nevoja te merren masa për të analizuar se cilat janë efektet negative në shëndetin mendor të fëmijëve dhe adoleshentëve të shkaktuara nga pasojat multidimensionale të pandemisë.


Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, mirëqenia mendore përcaktohet si “një gjendje e mirëqenies në të cilën individi realizon aftësitë e tij ose të saj, mund të përballojë streset normale të jetës, të punojë në mënyrë produktive dhe të frytshme dhe është në gjendje të japë kontribut për komunitetin e tij ose të saj. ”


Shëndeti fizik dhe shëndeti emocional gjithmonë shkojnë krah për krah. Kur ndihemi të stresuar ose të dëshpëruar, mbrojtja jonë priret të bjerë. Ne jemi më të brishte ndaj viruseve dhe infeksioneve kur nuk kujdesemi për shëndetin tonë emocional. Ka patologji të shumta në të cilat faktori psikologjik është shkak për shpërthime apo edhe vetë sëmundjen. 


Kjo është arsyeja pse ne duhet të mbajmë një ekuilibër midis të dyve dhe të dimë se eshtë thelbësore të mbajme trupin tonë të shëndetshëm, por edhe mendjen tonë. 


Shëndeti ynë mendor ndikon në zakonet tona të ngrënies, nivelin e aktivitetit fizik, sjelljet e përdorimit të substancave dhe në mënyrën se si mendojmë, ndiejmë dhe përballojmë situata të vështira. Ne e hasim shëndetin mendor çdo ditë. Shëndeti mendor i një personi është po aq i rëndësishëm sa shëndeti i tij fizik, dhe kujdesi per shëndetin mendor duhet te jetë po aq i rendesishem sa per shëndetin fizik.


Të kesh shëndet mendor ndikon gjithashtu ne:

  • Përmirësimin e shëndetit fizik

  • Përballimin e stresit dhe situatave të vështira

  • Marrëdhënie te mira shoqërore

  • Të ndiheni më të lumtur dhe më të përmbushur


Ashtu si per shëndetin fizik, lajmi i mirë për shëndetin mendor është se me disa aktivitete te thjeshta mund ta përmirësoni atë! Ka shumë gjëra që mund të bëni për të zhvilluar nje shëndet mendor më pozitiv. 


Këto janë disa hapa që mund të ndërmerrni për të ndihmuar në përmirësimin e shëndetit tuaj mendor.

  • Qendro pozitiv

  • Jini fizikisht aktiv

  • Lidhu me të tjerët

  • Vendosni objektiva dhe ndiqini ato

  • Flini me shumë

  • Mesoni dhe praktikoni aftësitë te reja qe ju teheqin

  • Meditoni 

  • Mos kini frikë të kërkoni ndihmë profesionale mjeksore kur keni nevojë për të


Përpjekja për të qëndruar i shëndetshëm mendërisht mund të jetë e vështirë, veçanërisht gjatë periudhave të stresit ose pikëllimit të lartë por nuk duhet lene pas dore apo anashkaluar.


Tirane 18/01/2022


Comments