Në shkollë apo on-line? – kjo është çështja.

 Në shkollë apo on-line? – kjo është çështja.


Debati se kush e di se çfarë është më e mira kur bëhet fjalë për mbrojtjen e fëmijëve gjatë një pandemie vazhdon të zhvillohet nga prindërit dhe  mesuesit në të gjithë vendin. Por ndërsa zërat nga të dyja palët kanë vazhduar të rriten gjithnjë e më shumë, ata që janë të specializuar në shëndetin shkollor nuk u është dhënë mundësia të dëgjohen.

Ndërsa prinderit dhe drejtuesit e shkolles shpesh kanë pasur dilema për çështje të kujdesit shëndetësor të nxenesve, te gjendur nen breshërinë e informacionit që del vazhdimisht rreth coronavirusit , personeli shendetsor i  shkollave nuk ka mundur te degjohet ne statusin e ekspertit.

Askush nuk është ekspert në shëndetin e shkollës më shumë se një mjek apo infermier shkolle. Drejtuesit dhe ekspertët e shëndetit publik kanë lentet e tyre, sigurisht, profesionistë të tjerë të kujdesit shëndetësor si pediatër dhe infeksioniste kanë lentet e tyre, por personeli shendetsor i shkollës perdor një lente të kombinuar, ate se si kujdesi shëndetësor dhe sistemet shkollore funksionojnë së bashku dhe cila është mënyra më e mirë për të realizuar kujdesin shëndetësor në shkolla.

Është mjaft e vështirë të jesh personel shendetsor ne shkolle gjatë kësaj pandemie, por të mos dëgjohesh dhe të lihesh jasht fushës tënde të ekspertizës është shumë e vështirë.

Pyetjet jane shume:

A është e sigurt që nxënësit dhe stafi të jenë në shkollë?

A marrin nxenesit arsimin më të mirë nëse janë fizikisht ne shkolle?

A ndikon ne shendetin fizik dhe mendor te nxenesve mbyllja e shkolles?

A duhet te pranohen ne shkolle nxenesit me shqetesime shendetsore?

A duhen testuar per covid nxenesit ne shkolle?

etj. etj.

Këto mund të jenë pyetje qe ne dukje i perkasin drejtuesve te arsimit dhe te shendetsise, por detyra e personelit shendetsor të shkollës është të analizoje rast pas rasti cdo problematike dhe te sigurojë mbështetjen e kujdesit shëndetësor në mënyrë që nxenesit të marrin arsimin më të mirë të mundshëm.

Pavarësisht shqetësimeve për rritjen e infeksioneve te coronavirus, ne duam që fëmijët të mësojnë ne shkolle dhe përpiqemi të kuptojmë se si t'i mbajmë shkollat ​​të hapura në mënyrë të sigurt.

Tirane 13.01.2022

Comments