Mbi rëndësinë
e planifikimit dhe implementimit të Programit të testimit për Covid-19 në
shkollë.
Ditët e fundit varianti
Delta dhe Omicron janë përhapur në Shqipëri duke shënuar një numër rekord
infektimesh që nga fillimi i pandemisë. Kjo situate kërkon zbatimin rigoroz të masave në fuqi, mbajtja
e maskës në të gjitha ambientet e brendshme dhe kudo ku nuk ruhet distanca,
shmangia e grumbullimeve dhe ruajtja e distancës si dhe higjiena ndihmojnë në
kufizimin e përhapjes së virusit. Gjithashtu është domosdoshmëri
VAKSINIMI i të pavaksinuarve dhe aplikimi i DOZËS PËRFORCUESE, për të shmangur
format e rënda të sëmundjes dhe fatalitetet, në kushtet e përhapjes në vendin
tonë të variantit Delta dhe Omicron.
Duke u bazuar në këtë situatë duhet të
rrisim numrin e testimeve nëpër shkolla në mënyrë që të mund të ndërpritet
zinxhiri i përhapjes së virusit. Ekipet e testimit kanë punuar me përgjegjshmëri
të lartë por me rritjen e rasteve mund t’ju vijme në ndihmë duke planifikuar
dhe implementuar:
Programin
e testimit për Covid-19 në shkollë.
Përfitimet e këtij programi:
1. Redukton
përhapjen dhe mban shkollat hapur
Sipas CDC, të paktën 50% e infeksioneve ka të ngjarë të përhapen
nga dikush që është asimptomatik (që nuk tregon simptoma) ose para-simptomatik
(që aktualisht nuk shfaq simptoma, por mund t'i zhvillojë ato në të ardhmen).
Një program testimi rutinë, i cili teston rregullisht njerëz pa simptoma ose me
ekspozime të njohura, është një mjet vendimtar për të reduktuar përhapjen
"e heshtur" të virusit dhe mund të mbrojë nxënësit, mësuesit dhe
stafin.
2. Testimi
në shkolla mund të ndihmojë në sigurimin e aksesit të barabartë në shërbim shëndetësor.
Disa familje mund të mos jenë në gjendje ose të mos
dëshirojnë të kërkojnë testim prandaj duhet të ofrohet në mjediset e shkollës.
3. Testimi
rrit besimin në sigurinë e shkollave.
Nxënësit, prindërit dhe stafi mund të jenë të shqetësuar
për mësimin në shkollë sepse mund të ekspozohen ndaj infeksionit nga të tjerët
në ambientet e shkollës. Programet e testimit me vlerësim të rregullt dhe
transparent të të dhënave mund të ndihmojnë në uljen e shqetësimeve rreth
sigurisë së shkollës.
Kush
duhet të testohet?
1. Testimi i individëve simptomatikë ose kontakteve të
ngushta të të infektuarve.
2. Testimi rutinë i individëve pa simptoma por me ndonjë
arsye për të dyshuar për ekspozim. Objektivi është reduktimi i transmetimit
duke identifikuar më shpejt individët e mundshëm të infektuar për të mbrojtur
shëndetin publik.
Vetëm në këtë mënyrë mund të zhvillojmë një plan veprimi
për t'u përgjigjur shpejt në rast të një rezultati pozitiv të testit.
1. Ndajmë menjëherë individët që rezultojnë pozitivë për
Covid-19 në dhomën e izolimit të shoqëruar me një person të caktuar për të
mbikëqyrur dhe komunikuar me prindërit.
2. Organizonjmë në bashkëpunim me prindin që nxënësi të
kthehet i sigurt në shtëpi.
3. Mbyllim zonat e përdorura nga individi i sëmurë dhe
marrim masa për dezinfektimin.
4. Këshillojme individin që ata duhet të kontaktojnë
mjekun e tyre për kujdes dhe të mos kthehen në shkollë derisa të plotësojnë
kriteret e Rregullores për të ndërprerë
izolimin në shtëpi.
5. Këshillojme ata që kanë pasur kontakt të ngushtë me
individin (shokët e klasës, mësuesit, anëtarët e stafit) të vetë-monitorohen
për simptomat dhe t'i përmbahen udhëzimeve.
6. Në rast të një rezultati pozitiv të testit, përparësia
e parë është t'ia komunikojmë rezultatin autoriteteve të shëndetit publik.
Personeli shëndetësor i shkollës: mjek, infermier dhe stomatolog
me trajnimin e nevojshëm dhe pajisjet e duhura si dhe me mbështetjen e stafit të
shkollës mund ta zbatojnë Programin e
testimit për Covid-19 në shkollë duke e mbajtur shkollën një vend të sigurtë
për nxënësit, mësuesit dhe stafin.
Tirane 9/01/2022
Comments
Post a Comment