Koordinatori i shendetit ne shkolle

 Koordinatori i shendetit

Koordinatori i shendetit eshte pjese e nje ekipi vullnetar nxenesish qe ne bashkepunim me njeri tjetrin, me mesuesit, prinderit dhe personelin shendetsor te shkolles organizojne aktivitete te edukimit shendetsor. Ne keto aktivitete synohet perfshirja e sa me shume nxenesve, mesuesve dhe prinderve.

Edukimi shendetesor i meson nxenesit si te permiresojne shendetin e tyre, te parandalojne semundjet, te reduktojne veset dhe sjelljet e rrezikshme dhe te zhvillojne njohuri mjekesore te mjaftueshme duke u bere promotorre te shendetit ne familje dhe komunitet. Eshte e rendesishme qe nxenesit te mesojne si te menaxhojne problemet shendetesore me te cilat perballen dhe te shmangin problemet e mundeshme ne te ardhmen.

Edukimi shendetesor behet keshtu nje eksperience e vazhdueshme mesimi qe u mundeson nxenesve te marrin vendimet e duhura, te ndryshojne sjelljet e tyre si dhe kushtet e ambientit ku jetojne per te patur nje shendet me te mire. Edukimi shendetesor i nxenesve zhvillon:

te menduarit kritik dhe aftesine per te zgjidhur situata qe kane te bejne me shendetin;

aftesine per te zgjeruar me tej dijet e tyre shendetesore mbi bazen e nje informacioni profesional;

 • komunikim te efektshem ne komunitet duke promovuar shendetin;

qytetare te pergjegjshem dhe te afte qe ndihmojne komunitetin per nje jete te sigurte dhe te shendeteshme.

Nepermjet edukimit shendetesor synohet te arrihet:

Konceptet baze te shendetit si dhe lidhjen ndermjet menyres se jeteses dhe shendetit.

Vleresimi i ndikimeve te brendeshme dhe te jashteme ne shendet.

Nxenesit do te aftesohen te vleresojne informacionin e lidhur me shendetin si dhe me produktet dhe sherbimet mjeksore.

Permiresimi i komunikimit efektiv te nxenesve ne promocionin e shendetit.

Menaxhimi me i mire i sjelljes nepermjet te menduarit kritik dhe vendimeve te shendetshme.

Shnderrimi i dijeve shendetesore ne sjellje personale te shendeteshme duke i perdorur ato ne jeten e perditeshme.

Ndikimi i nxenesve ne familje dhe komunitet si promotore te shendetit te mire.

Shendeti i mire dhe suksesi ne shkolle jane te lidhura ngushtesisht. Femijet e shendetshem behen studente te mire dhe studentet e mire behen te rritur te suksesshem dhe produktive per familjet dhe komunitetin e tyre.  

Koordinatoret e shendetit betohen per perkushtimin e tyre me tekstin e meposhtem:

  • Betohem për emër të Apollos dhe të të gjitha perëndive dhe perëndeshave, që do të jenë dëshmitarë të mi, se do ta përmbush sipas aftësive te mia këtë betim;
  • Se do ta trajtoj atë që më mëson Artin e mjekësisë, si të jetë prindi im dhe do ta ndihmoj në pastë nevojë; 
  • Shoket e shoqet e klases do të jenë për mua vëllezër e motra dhe atyre do t’ua mësoj Artin e mjekësisë, nëse do ta duan këtë gjë, pa shpërblim; 
  • Se do ta ofroj diturinë që kam mbi Artin e mjekësisë si mësues i mire përmes të gjitha mënyrave të të mësuarit, për shoket e mi si edhe për nxënësit e tjerë;
  • Do te bashkepunoj me perkushtim me mjekun e shkolles dhe do t'i kushtohem plotesisht mireqenies se shokeve qe kane nevoje per perkujdesjet e mia;
  • Do të ndihmoj ne dhenien e ndihmes sipas aftësisë time, në të mirë të shokeve të mi, duke i mbrojtur ata nga dëmtimet;
  • Nuk do t’i jap medikamente askujt që do ta kërkojë atë, dhe as nuk do t’ia sugjeroj dikujt këtë gjë pa keshillen e mjekut;
  • Çdo ndihme qe do te jap, do të jete vetëm në të mirë të shokut, duke qëndruar larg prej çdo padrejtësie;
  • Çfarëdolloj gjëje që do të dëgjoj gjatë një vizite mjeksore, për sa iu takon jetës së shokeve e që nuk duhet të nxirret në pazar, do ta mbaj për vete, duke ruajtur fshehtësinë e plotë;
  • Do ta respektoj këtë betim qe të mundem ta gëzoj jetën time i nderuar prej të gjithëve e në të gjitha kohërat;

Comments