Edhe një javë na ndan
nga fillimi i shkollës. Fëmijet presin me padurim fillimin e shkollës pas një
ndërprerje shumë të gjatë. Prindërit janë të dyzuar ndërmjet arsimimit dhe shëndetit
të fëmijëve. Mësuesit presin me ankth këtë fillimviti të pazakonshëm.
Drejtuesit e shkollës e kanë filluar tashmë punën me planikimin sipas
rregullores së re.
Rregullorja e re shumë e detajuar në thelb ka tre pika të rëndësishme:
- Distancë mbi 1,5m
- Maskë në ambientet e brendëshme
- Higjenë personale dhe shkollore
Gjate gjithë kësaj periudhe të gjithë kemi marrë me
“tepri” informacione mbi Covid-19 përfshi këtu origjinën, ndërtimin, përhapjen
, trajtimin, vaksinimin, etj. Për fat të keq, njohuritë nuk janë të mjaftueshme
për të bërë që shumica e njerëzve të ndryshojnë sjelljet e tyre. Shumë prej
nesh që janë plotësisht të vetëdijshëm për pasojat e Covid-19 shpesh vazhdojnë
të mos respektojnë masat.
Nga një vëzhgim i
shpejtë në shkolla vihet re se mësuesit në pjesen më të madhe nuk përdorin
maskë në ambientet e brendëshme. Po kështu dhe sanitaret, për të cilat
perdorimi i maskës dhe dorezave duhet të ishte i përhershem gjatë kryerjes së
detyrës. Prindërit, që këto dite po tërheqin librat, përgjithësish duhen “kujtuar”
për përdorimin e maskës.
Kemi vetëm një javë kohë
për të “bindur” këdo në shkollë për përdorimin e maskës.
Studimet tregojnë se
njerëzit kanë më shumë gjasa të ndryshojnë sjellje nëse besojnë informacionin e
ofruar. Përdorimi i maskës do të jetë i duhuri në shkolla vetëm atëherë kur stafi
dhe nxënësit të:
1) pranojnë se janë në rrezik nga mospërdorimi i
maskës
2) pranojnë se mund të sëmuren rënde nëse nuk mbajnë
maskë
3) janë të bindur se mbajtja e maskës do të jetë e
dobishëm për ruajtjen e shëndetit të tyre.
Vetëm kur mësuesit të përdorin maskën në mënyrën e
duhur padyshim dhe nxënësit do ta ndjekin shembullin e tyre.
Përdorimi i maskes ne
menyren e duhur perfshin:
- - zgjedhja e maskës se përtatshme
- -
dezinfektimi i duarve para dhe pas
vendosjes së maskës
- -
mbulimi i plote i hundës dhe gojës
- -
kujdesi për mosprekjen e maskës gjatë përdorimit
- -
zëvendësimin nëse maska laget apo zbutet
Ne shkollen tone nuk ka vend per Covid-19. Ne perdorim maske!
Comments
Post a Comment