Shkolla duhet te siguroje kushte që pakësojnë transmetimin e sëmundjeve dhe nxisin sjelljen e shëndetshme. Këtu përfshihet aksesi në sapun dhe ujë të pastër për larjen e sigurt të duarve, procedurat kur stafi apo nxënësit nuk ndihen mirë, protokollet mbi distancimin social dhe praktikat e mira të higjienës.
Duhet drejtuar vëmendja te mirëqenia e nxënësve duke përforcuar mbrojtjen e fëmijëve nëpërmjet mekanizmave të përmirësuara të referimit si dhe sigurimin e shërbimeve kryesore të bazuara në shkollë, duke përfshirë kujdesin shëndetësor dhe ushqyerjen në shkollë.
Pasi shkollat të fillojnë rihapjen, prioritet do të jetë riintegrimi i nxënësve në mjediset e shkollave në mënyrë të sigurt dhe në mënyra që u mundësojnë rifillimin e të nxënit, veçanërisht për ata që kanë pësuar humbjet më të mëdha. Ky është një moment kritik pasi është pikënisja e një normaliteti të ri që duhet të jetë më i efektshëm dhe i drejtë. Për menaxhimin e rihapjes, shkollat duhet të jenë të përgatitura nga ana logjistike me stafin e gatshëm mësimdhënës. Dhe duhet të kenë plane specifike për të mbështetur rikuperimin e orëve mësimore për nxënësit më të disavantazhuar.
Comments
Post a Comment