Shëndeti fillon nga larja e duarve!

 

·        Ajo që dimë është një pikë, ajo që nuk dimë është oqean.                                                    Isaac Newton

    

      Të pakten larja e duarve është një nga ato gjëra që e dimë me siguri.

     Viruset e organeve të frymëmarrjes si COVID-19 përhapen kur pikat e pështymës që përmbajnë virusin futen në trupin tonë përmes syve, hundës ose fytit. Më shpesh, kjo ndodh përmes duarve tona. Duart janë gjithashtu një nga mënyrat më të zakonshme që virusi përhapet nga një person tek tjetri.

     Higjiena e drejtë dhe e rregullt e duarve është mënyra më e mirë, më e thjeshtë dhe më e lirë e pengimit të rritjes së numrit të sëmundjeve infektive të cilat, në radhë të parë, transmetohen me duar të papastra. 

     Kjo vlen dhe për Covid-19.

    Prindërit duhet t'i ndihmojnë fëmijët t’i lajnë duart së pari me shembullin e tyre. Fëmija është pasqyre e prindit. Për më të vegjlit kujdesi duhet treguar duke e bërë më të lehtë larjen e duarve për ta, për shembull, duke vendosur një stol në mënyrë që ata të arrijnë vetë ujin dhe sapunin. Ju mund ta shndërroni në kënaqësi këtë veprim, duke kënduar këngët e tyre të preferuara, ndërsa i ndihmoni t’i fërkojnë duart.

      Kujdes! Mikrobet përhapen më lehtë nga lëkura e lagur sesa nga lëkura e thatë, kështu që tharja e plotë e duarve tuaja është një hap i rëndësishëm. Pecetat prej letre ose peshqiret e paster janë mënyra më efektive për t’i hequr mikrobet pa i përhapur ato në sipërfaqe tjera.

Tani qe lexove kete shko e laj duart 👏 bashkë me femijët e tu!

Comments